Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, foli me gazetarët rreth axhendës së tij të takimeve dhe qëllimeve të Javës së Nivelit të Lartë të këtij viti në një konferencë për shtyp të mbajtur në selinë e organizatës ndërkombëtare.
Guterres u bëri thirrje udhëheqësve ta shndërrojnë atë në një “javë zgjidhjesh”, jo përshtypjesh.
“Disa e quajnë Kupa Botërore e diplomacisë”, tha Guterres, por theksoi se kjo javë “nuk mund të jetë për të fituar pikë, por duhet të jetë për zgjidhjen e problemeve”.
Java e OKB-së ofron çdo mundësi për dialog dhe ndërmjetësim, çdo mundësi për të gjetur zgjidhje”, vuri në dukje ai.