Rritet qarkullimi në Industrinë e Maqedonisë

Qarkullimi në industri, në total, u rrit me 13.8% në korrik 2025 krahasuar me korrikun 2024, sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikës.

Qarkullimi në industri, në total, në korrik 2025 krahasuar me korrikun 2024, sipas grupeve kryesore industriale, shënoi një rritje në Mallra të ndërmjetme, përveç energjisë me 2.6%, Mallra kapitale me 36.4%, mallra të qëndrueshme të konsumit me 7.2% dhe mallra të paqëndrueshme të konsumit me 2.6%.

Qarkullimi në industri, në total, në korrik 2025 krahasuar me qershorin 2025, shënoi një rënie prej 0.7%, ndërsa në periudhën janar – korrik 2025, krahasuar me periudhën janar – korrik 2024, shënoi një rritje prej 8.1%.

Qarkullimi në industri në tregun vendas në korrik 2025, krahasuar me korrikun 2024, shënoi një rritje prej 3.4%, ndërsa në periudhën janar – korrik 2025, krahasuar me periudhën janar – korrik 2024, shënoi një rënie prej 1.3%.

Qarkullimi në industri në tregjet e jashtme në korrik 2025, krahasuar me korrikun 2024, shënoi një rritje prej 17.4%, ndërsa në periudhën janar – korrik 2025, krahasuar me periudhën janar – korrik 2024, shënoi një rritje prej 10.3%.