Afrim Gashi takon ambasadorin hungarez në RMV, Andras Klein

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me Ambasadorin e Hungarisë në RMV, përcjell alfax.mk.

“Kisha kënaqësinë të takoj Ambasadorin e Hungarisë, Sh.T. Andras Klein, për të diskutuar marrëdhëniet mes dy shteteve dhe bashkëpunimin parlamentar. Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e Hungarisë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe për projektet e suksesshme infrastrukturore. Vlerësova rolin e Parlamentit të Hungarisë në organizimin e takimeve të ndërparlamente të Europës Juglindore dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm për forcimin e marrëdhënieve tona”, ka shkruar Gashi.