Haradinaj kërkon drejtësi për çlirimtarët

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar drejtësi për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre në luftën për liri, raporton GazetaBlic.

“Drejtësi për çlirimtarët. Mirënjohje për ju të gjithë”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, mijëra njerëz u mblodhën në Hagë për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

U kërkua regim ndërkombëtar dhe u tha se akuzat ndaj ish-udhëheqësve shqiptarë të luftës në Kosovë e ofendojnë edhe NATO-n.

Protesta u mbajt një ditë para se avokatët e ish-krerëve të UÇK-së të nisin paraqitjen e provave të saj dhe dëshmitarëve.