Filipçe: Pas zjarrit në depon e mbetjeve elektronike në Trubarevë situata po del jashtë kontrollit

Lideri i LSDM-së opozitare, Venko Filipçe pas zjarrit në depon e mbetjeve elektronike në Trubarevë tha se situata po del jashtë kontrollit. Sipas tij në pak ditë u dogjën dy fabrika dhe akuzoi se për dy javë pushteti nuk po arrin t’i shuajë zjarret në deponinë Drislla dhe Vardarishte. „Shkupjanët po helmohen me materie kancerogjene. Tani digjet depoja e mbetjeve në Trubarevë. Shteti në vend se krenar, u shndërrua në kaos. Në vend të “Maqedonia e jotja”, Maqedonia u dogj, reagon Filipçe. Ai shton se duhet t’i jepet fund papërgjegjësisë pasi siç thekson Maqedonia është bërë vend i rrezikshëm për jetë. /Alsat.mk