I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk del para gjykatës të martën

FILE - Turning Point USA Founder Charlie Kirk speaks before Republican presidential candidate former President Donald Trump arrives at the Turning Point Believers' Summit, July 26, 2024, in West Palm Beach, Fla. (AP Photo/Alex Brandon, File)

I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk pritet të dalë para gjykatës të martën e ardhshme, ka njoftuar zyra e prokurorit të Qarkut të Utah.

Tyler Robinson do të paraqitet për herë të parë në gjykatë atë ditë. Ai u arrestua me dyshimin për vrasje të rëndë, qitje me armë zjarri që shkaktoi dëmtime të rënda trupore dhe pengim të drejtësisë, sipas një deklarate të dhënë me betim në gjykatë.

Ai po mbahet në paraburgim pa lirim me kusht, shkruan Skynews, transmton Klankosova.tv.