Ministri Vengu ndan fotografi të ushtarëve të Shqipërisë në misionin e KFOR-it në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu ka nisur mëngjesin e së premtes me disa foto të ushtarëve shqiptarë në misionin e KFOR-it në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Vengu thotë se djemtë dhe vajzat e Shqipërisë që janë pjesë e KFOR-it, çdo ditë mbajnë lart flamurin dhe vlerat në shërbim të paqes dhe sigurisë.

“Mirëmëngjes nga Kosova me djemtë dhe vajzat tona në misionin e KFOR ku çdo ditë mbajnë lart flamurin dhe vlerat tona në shërbim të paqes dhe sigurisë”, ka shkruar ai.