FBI ofron shpërblim prej 100 mijë dollarësh për gjetjen e vrasësit të Charlie Kirk

FBI ka ofruar një shpërblim prej 100,000 dollarësh për informacionin që çon në identifikimin dhe arrestimin e individit/ëve përgjegjës për vrasjen e Charlie Kirk.

Deri më tani, dihet se i dyshuari është mashkull, mbërriti në kampus para mesditës, qëlloi me pushkë nga një çati, kërceu nga ndërtesa, kaloi shkallët dhe iku me vrap.

Siç raportohet, ai mbante këmishë të zezë, maskë të zezë dhe një pushkë të gjatë.

FBI dhe policia e Utah së fundmi publikuan një video të re që tregon një person duke ikur nga vendi i ngjarjes pas vrasjes së aktivistit politik konservator Charlie Kirk.

Pamjet e publikuara tregojnë një person që mban syze dielli, këpucë Converse dhe një këmishë të zezë me mëngë të gjata me një flamur amerikan dhe shqiponjë duke vrapuar nëpër një çati përpara se të zbresë nga ndërtesa.

I dyshuari më pas kalon rrugën e ngarkuar në një zonë të pyllëzuar, ku policia tha se zbuloi një pushkë të fuqishme që ata besojnë se është arma e përdorur për të qëlluar Kirk.