Departamenti për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe të rëndë – Sektori për hetime kriminalistike – Njësia për tregti të palejuar me drogë, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër dy personave nga Shkupi, B.A. (42) dhe B.A. (40), njofton TV21.
Ata dyshohet se nga viti 2020 deri në vitin 2025 kanë kultivuar kanabis në oborret e shtëpive të tyre në fshatin Ogjancë, duke mbjellë, korrur, tharë dhe më pas paketuar në qese plastike, të cilat i kanë shitur tek përdoruesit në Shkup për 500 denarë për një qese.
“Më 6 shtator 2025, me urdhër gjyqësor, policia ka kryer bastisje në shtëpitë e të dyshuarve. Në shtëpinë dhe oborrin e B.A. (42) është gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe tetë bimë kanabisi. Në shtëpinë dhe oborrin e B.A. (40) është gjetur marihuanë, amfetaminë, një mjet për bluarje dhe katër bimë kanabisi”, thuhet në njoftim.
Rasti është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup.



