Valbon Limani përkujton 11 shtatorin: “Një datë e trishtuar për gjithë botën”

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe AKI-it, për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka përkujtuar 11 shtatorin e vitit 2001, duke e cilësuar si një nga ngjarjet më të dhimbshme të historisë moderne.

“11 shtatori i 2001-it është një datë e trishtuar për të gjithë botën, në mënyrë të veçantë për popullin amerikan,” ka shkruar Limani në një postim.

Ai u shpreh se viktimat e kësaj tragjedie meritojnë nderim të përjetshëm, duke theksuar rëndësinë e paqes dhe mirëkuptimit ndërfetare.

“Lavdi të përjetshme viktimave! Lavdi paqes ndërfetare!” theksoi Limani.