Arrestohet shkupjani, dyshohet se është fajdexhi

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, në Shkup është arrestuar një 41-vjeçar, i dyshuar për fajde, përcjell TV21. Sipas Policisë, një 41-vjeçar tjetër e kishte raportuar rastin, pasi i njëjti i kishte marrë para të dyshuarit.

“Më 10.09.2025, në orën 15:00 në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria M.J. (41) nga Shkupi, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “fajde” sipas nenit 260 të Kodit Penal. Sipas kallëzimit, në janar të vitit 2025, J.A. (41) nga Shkupi kishte marrë 4.500 euro nga M.J., të cilat i duheshin për operacionin e nënës së tij. Gjithashtu, sipas kallëzimit, në shkurt të vitit 2025, M.J. i kishte kërkuar J.A.-s t’i kthejë paratë, por ky i fundit kishte thënë se nuk kishte mundësi t’i kthente. Pas kësaj, në disa raste M.J. i kishte kërkuar atij të paguajë interes prej 36.000 denarësh për shumën e dhënë. Siç është raportuar, më 09.09.2025 ata janë takuar, ku M.J. i kishte treguar një fletore J.A.-s, në të cilën ishte shënuar shuma që ai i detyrohej, dhe ku ishin të shënuar edhe borxhlinj të tjerë. Me urdhër gjyqësor është kryer bastisje në shtëpinë e M.J., ku janë gjetur sende që dyshohet se janë të lidhura me veprën. Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.