Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me raportimet në media për shkollimin e vajzave të presidentes Vjosa Osmani.“Situata, për aq sa kam informacione, është e papranueshme sepse po bëhet fjalë për fëmijë të mitur që askujt asgjë nuk i kanë bërë”, tha Haxhiu në një deklaratë për media.
Ajo theksoi se kjo fushatë ndaj presidentes lidhet drejtpërdrejt me qëndrimet e saj politike.“Unë mendoj se krejt kjo luftë po bëhet për shkak të qëndrimit të Presidentes Osmani kundrejt Listës Serbe, dhe kjo është e papranueshme”, u shpreh Haxhiu në Debat Plus.
Nënkryetarja e Kuvendit shtoi se as Osmani dhe as kryeministri Albin Kurti nuk kanë krijuar pasuri duke qenë në funksione publike dhe se përdorimi i veturës zyrtare apo transporti i fëmijëve në shkollë është i rregulluar me ligj.“Me përdor veturën zyrtare ka legjislacion në fuqi që lejohet, me dërgu fëmijët në shkollë të presidentit po, të kryetarit të Kuvendit po. Unë mendoj që nëse nuk lejohet nuk do të ishte bërë. Janë ligjet në fuqi që ia kanë lejuar këtë”, ka thënë Haxhiu.