16 vjeçari nga Durrësi mbytet aksidentalisht derisa po lahej në det

Një 16 vjeçar është mbytur aksidentalisht derisa ishte duke u larë në det.

Sipas mediave në Shqipëri, ngjarja e trishtë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, rreth orës 18:00.

Viktima është me inicialet E.B, banues në lagjen 13-të edhe ku ka ndodhur rasti.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe po punojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, transmeton Klankosova.tv.