Ky është parashikimi i motit për sot

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla lokale deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 8 deri në 18 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 29 deri në 35 gradë Celsius, shkruan Alsat.

Edhe në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 34 gradë Celsius.