Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi tha se sonte në Çair foli populli.
Ai tha se Çairi nuk e duron nënçmimin dhe nënshtrimin e Soravisë.
“Në Çair foli populli!
Menduam se do të ishte vetëm hapja e shtabit zgjedhor në Çair, por u shndërrua në një tubim të vërtetë, me përkrahje të fuqishme popullore.
Çairi nuk e duron nënçmimin dhe nënshtrimin e Soravisë!
Sonte, së bashku me krerët e VLEN, hapëm shtabin zgjedhor të VLEN në Çair, ku kandidati ynë, Izet Mexhiti, që nga tani mund ta themi me bindje, fitorja nuk diskutohet!
Banori i Çairit e ka të qartë: ndryshimi ka nisur dhe nuk mund të ndalet, as nga telekomandat e Zajasit!
Çairi VLEN!”, ka shkruar Ibrahimi.
Lajme Ibrahimi: Në Çair foli populli!