Dje, në Stacionin Policor të Sveti Nikollës u raportuan shtatë përpjekje për mashtrim. Persona të panjohur u telefonuan qytetarëve, duke u paraqitur si inspektorë policie dhe duke pretenduar se një anëtar i familjes së tyre kishte shkaktuar një aksident trafiku. Ata kërkuan para që varionin nga 5,000 deri në 50,000 euro për të shmangur gjoja një dënim me burg.
Qytetarët dyshuan në vërtetësinë e historisë, pasi ishin informuar më parë për raste të ngjashme mashtrimi, dhe menjëherë i raportuan telefonatat në polici.
Departamenti i Policisë në Shtip po ndërmerr masa për sqarimin e rasteve dhe identifikimin e autorëve.