Policia kufitare ka ndaluar pesë emigrantë ilegalë nga Afganistani të strehuar në xhaminë e fshatit Kosturnik, raporton TV21. Një numër tjetër emigrantësh është kapur gjatë përpjekjes për t’u larguar nga zona.
Autoritetet konfirmojnë se grupi i ndaluar do të transportohet në qendrën e emigracionit në Tabanoc për procedurat e mëtejshme.
Banorët e zonës bëjnë me dije se kjo rrugë e emigrantëve shpesh sjell persona të dyshimtë që cenojnë sigurinë publike. Ata thonë se disa grupe kontrabanduese ose klandestine përfitojnë para duke organizuar ndalesa të emigrantëve në xhamitë e fshatrave kufitare gjatë transitimit nga Greqia për në Serbi./TV21