Konstituimi i Kuvendit, Rohde i shqetësuar me “bllokadën e vazhdueshme politike dhe institucionale”

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur shqetësim për siç ka thënë bllokadën e vazhdueshme politike dhe institucionale, referuar konstituimit të institucioneve.Këtë deklaratë Rohde e ka bërë pas takimit që ka zhvilluar dje me Presidenten Vjosa Osmani.

Ai ka shprehur shqetësim edhe për diskursin publik së fundi që thotë se ngrit dyshime mbi vendimet gjyqësore. Diskutimin me Osmanin, ai e ka cilësuar si të frytshëm.“Faleminderit, Znj. Presidente, për diskutimin e frytshëm! Gjatë takimit shpreha shqetësimin tim për bllokadën e vazhdueshme politike dhe institucionale, si dhe për diskursin publik të kohëve të fundit që hedh dyshime mbi vendimet gjyqësore, pasi zhvillime të tilla rrezikojnë të minojnë besimin e publikut në pavarësinë dhe integritetin e sistemit gjyqësor”, ka shkruar Rohde.