Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Pirro Vengu, ka thënë se Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpërblimin me 1 deri në 3 paga mujore punonjësit e angazhuar në luftën kundër zjarreve.
Në një postim në Facebook, ai ka theksuar se kjo vjen si një vlerësim për misionin e tyre fisnik dhe në shumë raste vetëmohues, në luftën e pabarabartë kundër flakëve
Shpërblimet shtesë do t’i marrin pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, si dhe të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin në bashki. /Klankosova.tv