Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë–Serbi, Edita Tahiri, ka vlerësuar lart deklaratën e kryeministrit kroat Andrej Plenkoviq në Forumin e Bledit, i cili kritikoi BE-në për heshtjen ndaj sulmit serb në Banjskë.
Ndër tjera, ish-zëvendëskryeministrja, kritikoi Qeverinë Kurti për mungesën e reagimit, ndonëse, sipas saj, “Kosova u sulmua dhe u ndëshkua”, transmeton klankosova.tv.
”E vlerësoj lart deklaratën e kryeministrit kroat Andrej Plenkoviq në Forumin e Bledit, i cili kritikoi BE-në për heshtjen ndaj sulmit në Banjskë – ndërkohë qeveria Kurti ka heshtur vetë, ndonëse Kosova edhe u sulmua edhe u ndëshkua. Aleanca strategjike Kosovë–Kroaci, të cilën e kishim vendosur bashkë me ministren e jashtme kroate Vesna Pusiq gjatë vizitës sime në Kroaci në vitin 2012, në cilësinë time si Zëvendëskryeministre për siguri nacionale dhe politikë të jashtme”.