Nga Kuvajti te Gjermania, diaspora e Kosovës e gatshme të votojë në zgjedhjet lokale të tetorit

Procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale të tetorit 2025, është përmbyllur më 29 gusht, ndërsa të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tregojnë një interesim të konsiderueshëm nga diaspora.

Sipas KQZ-së, gjatë periudhës së aplikimit (23 korrik – 29 gusht), janë pranuar gjithsej 56,778 aplikime, nga të cilat 46,015 janë miratuar dhe 10,094 janë refuzuar.

Në krye të listës me më së shumti regjistrime për të votuar në zgjedhjet lokale, qëndron Gjermania me 21,500 votues të regjistruar.

Pas Gjermanisë vijnë: Zvicra me 11,024 votues të regjistruar, Austria me  2,468, Italia me 2,155 dhe Franca me 1,730 votues të regjistruar.

Në anën tjetër, disa shtete janë përfaqësuar në këtë proces me një numër simbolik votuesish vetëm 1 apo 2 persona.