Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për konstituim të Kuvendit, teksa ka thënë se po bën ‘një hap para e dy prapa’, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se po ju ecën agjenda e fshehur.
“Sa i përket të drejtave për komunitetet pakicë në Kosovë edhe vetë jam bindur tash se pse miqtë ndërkombëtarë na kërkonin që t’i bënim e garantonim vetëm me mekanizma kushtetues”, ka shkruar Haziri.
Postimi i tij i plotë:
Politikë ‘një hap para e dy prapa’ edhe në rastin e konstituimit të Kuvendit
Kur të gjithë besonin që me zgjedhjen e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të shumicës politike e etnike, u bë një hap para, ndodhi veprimi. Ndarja e zgjedhjes së Nënkryetarëve të pakicave dhe dy hapa prapa. Asgjë e re. Më rëndësi që agjenda e fshehur po ecën.
Këta s’e kuptojmë ose nuk duan ta kuptojnë frymën e Kushtetutës që bashkëpunimi është obligativ e jo vullnet. Pragmatizmi politik e kompromisi janë vlera në politikë e jo dobësi.
Sa i përket të drejtave për komunitetet pakicë në Kosovë edhe vetë jam bindur tash se pse miqtë ndërkombwtarë na kërkonin që t’i bënim e garantonim vetëm me mekanizma kushtetues.
Republika, mbi të gjitha!