Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka njoftuar se Ankaraja ka ndërprerë të gjitha lidhjet tregtare me Izraelin, ka ndaluar anijet turke të ankorohen në portet izraelite dhe ka mbyllur hapësirën ajrore për avionët izraelitë.
Deklarata e tij u bë sot, 29 gusht, gjatë një seance të jashtëzakonshme të parlamentit turk të thirrur për situatën në Gaza.
“Turqia ka ndërprerë çdo formë tregtie me Izraelin, anijet tona nuk do të ndalen më në portet izraelite dhe asnjë avion izraelit nuk do të mund të përdorë hapësirën ajrore turke”, theksoi Fidan, duke ritheksuar se vendimi vjen si përgjigje ndaj ofensivës së Izraelit në Rripin e Gazës.