Tre persona janë arrestuar pasi janë përleshur fizikisht mes vete.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 08:45, në Vushtrri.
Tutje bëhet e ditur se të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkaq, pas intervistimit, me vendim të prokurorit një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.