Zelensky: Sulmi rus ndaj centraleve energjetike të Ukrainës la mbi 100 mijë familje pa rrymë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka folur në lidhje me sulmin rus ndaj centraleve energjetike të Ukrainës.

Ai u shpreh se si pasojë e këtij sulmi, mbi 100 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti i Ukrainës tha pa energji elektrike mbetën disa familje në rajonet Poltava, Sumy dhe Chernihiv, duke shtuar se shërbimet e emergjencës po punojnë për furnizimin me energji elektrike sa më shpejt të jetë e mundur.

Ministria ukrainase e Energjisë se objektet energjetike ishin sulmuar 2 mijë e 900 herë vetëm që nga marsi i këtij viti.