Haradinaj: Ne e kishim preferuar Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është deklaruar para nisjes së seancës konstituive.

Haradinaj tha se ata kishin preferuar për kryetar të Kuvendit, Glauk Konjufcën.

“Ne kishim preferuar Glauk Konjufcën, ose edhe tjerë që i kemi përmendur. Ta shohim tash procesin, por Dimal Basha nuk është preferenca jonë”, tha Haradinaj.

Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit, pritet të nisë në ora 11:00.