Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në Podujevë dhe një grua në Gjilan janë gjetur pa shenja jete.
Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se me vendim të prokurorit trupat e viktimave janë dërguar për obduksion.
Raporti i policisë:
Podujevë 25.08.2025, 16:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore si dhe emergjenca ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
Gjilan / 25.08.2025-09:50. Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur pa shenja jete viktimën femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.