Selena Gomez feston në Cabo me mikeshat, ndërsa përgatitet për dasmën me Benny Blanco

Selena Gomez ka festuar fundjavën në Cabo San Lucas të Meksikës, ku u pa në një jaht luksoz me mikeshat e saj më të afërta.

33-vjeçarja mahniti me një kostum banje të zi elegant, ndërsa shijonte kokteje, kërcime dhe momente argëtimi me shoqërinë.

Këngëtarja, e cila pritet të martohet në shtator me producentin muzikor Benny Blanco, ishte e shoqëruar nga mikeshat Ashley Cook, Raquelle Stevens, Courtney Lopez dhe kushërira e saj Priscilla Marie, shkruan DailyMail.

Megjithatë, shoqja e saj më e mirë, Taylor Swift, nuk u pa në festë, edhe pse pritet të jetë e pranishme në dasmë së bashku me partnerin e saj, Travis Kelce.

Në të njëjtën kohë, Blanco festoi beqarinë në Las Vegas me rreth 25 miq, duke kaluar kohë në një spa dhe në resortin Wynn.

Burime pranë çiftit kanë zbuluar se ceremonia e martesës do të jetë intime, vetëm me familjarë dhe miq të ngushtë.

Selena ka ndarë së fundmi edhe detaje rreth ushqimit që dëshiron të shërbehet ditën e madhe, duke thënë se preferon “biskotat me salcë” në vend të një torte tradicionale.