Zelensky: Garancitë e sigurisë për Ukrainën do të jenë të gatshme brenda disa ditëve

Presidenti ukraianas, Volodimir Zelensky, paralajmëroi mbrëmë se garancitë e sigurisë për vendin e tij do të jenë të gatshme në ditët në vijim.

Ai, pas një bisede telefonike me kryeministrin e Holandës, Dik Shuf, në platformën X publikoi:

“Për momentin, ekipet e Ukrainës, SHBA-së dhe partnerëve evropianë po punojnë për një zgjidhje.”

Sipas Zelenskyt, ekziston një mundësi reale për t’i dhënë fund luftës, ndërsa Ukraina është “e gatshme për hapa konstruktivë që mund të çojnë në paqe të vërtetë.”

Ai shtoi:

“Rusia, nga ana e saj, nuk tregon asnjë qëllim për paqe dhe vazhdon të bombardojë qytetet tona. Të gjitha sinjalet që vijnë nga Moska në ditët e fundit i interpretojmë në të njëjtën mënyrë. Na duhet presion për të ndryshuar qëndrimin e tyre, si dhe një takim në nivel të lartë për të diskutuar të gjitha çështjet.”