Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, thotë se qytetarët e Tetovës por edhe shqiptarët jashtë saj janë të bindur se kryetari aktual i Tetovës Bilall Kasami do të rizgjidhet edhe për një mandat. Në një intervistë për VOXAL, ai tha se Kasami gjatë gjithë mandatit ka qenë në terren dhe e meriton rizgjedhjen.
“Për çdo ditë kryetari Kasami ka qenë në terren, çdo projekt e ka realizuar dhe për 4 vite mandat ka realizuar më shumë se sa ka premtuar në fillim të mandatit. Ka bërë shumë më shumë punë dhe do e shihni edhe në zgjedhje që qytetarët do t’i japin mbështetje përsëri që të menaxhon edhe për 4 vitet e ardhshme”, tha Durmishi. /VOXAL/