VV-së nuk i ecën sërish, dështon edhe Murati

Ka dështuar edhe përpjekja e Lëvizjes Vetëvendosje për ta zgjedhur Hekuran Muratin si kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Kryesuesi i seancës për konstituimin e Kuvendit, Avni Dehari, njoftoi se as Murati, nuk arriti  të marrë numrin e nevojshëm të votave për t’u zgjedhur, me vetëm 57 vota pro.