Victoria Beckham dhe Richard E. Grant befasuan fansat këtë javë me një takim të papritur – 28 vite pas xhirimeve të filmit “Spice World”.
Grant, i cili luante ‘menaxherin komik’ të “Spice Girls”, Clifford dhe Beckham si Posh Spice, u takuan rastësisht te tavolina pranë njëri-tjetrit gjatë një dreke në Ristorante Lo Scoglio në Bregun e Amalfit.
Ata ndanë një selfie në Instagram, duke treguar ngrohtësinë e takimit të rastësishëm.
“Kam punuar me Victorian në Spice World – filmi, 28 vjet më parë, dhe sot na gjeti të ulur te tavolina pranë njëri-tjetrit”, ka shkruar aktori ndër të tjerash.
Përveç selfie-së dhe humorit të tyre të përbashkët, takimi i tyre gjithashtu tregon ndikimin e vazhdueshëm që ka filmi tek fansat e rinj dhe të vjetër.
Edhe pse vitet kalojnë, energjia dhe ngrohtësia e yjeve të filmit mbeten të paprekura, duke bërë që momenti i tyre i papritur të ndihet si një rikthim i veçantë në kohën e lavdisë së “Spice Girls”.
Secili nga ta po vazhdon me angazhime të tjera, të fushave që i përkasin.
