Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka zgjuar menjëherë vëmendjen e fansave me disa fotografi të fundit të postuara në Instagram.
Ajo shfaqet e buzëqeshur dhe në formë të shkëlqyer, me një fustan të shkurtër veror.
Përveç imazheve tërheqëse, Fjolla ka zgjedhur një përshkrim të thjeshtë, por poetik për postimin.

“Një herë vjen vera kah dera”, ka shkruar ajo.
Fansat nuk vonuan të reagojnë, duke komentuar mbi pamjen e saj elegante dhe energjinë pozitive që transmeton.

Fotot e Fjollës duket se janë një kombinim i stilit, freskisë dhe optimizmit veror, ndonëse u komentua shpesh edhe për jetën private.
E për të rejat e tjera, pritet të shihet në vazhdim, megjithëse këtë kohë ka qenë e lirë.
Ajo po ashtu ka bërë një tërheqje nga muzika prej kohësh, duke mbajtur fansat aktiv vetëm me postime.