I qetë si gjithmonë, e përcjell sportin më vëmendje sidomos boksin.
Legjenda e boksit të Kosovës, Nazif Gashi, i takon plejadës më të lavdishme të klubit të boksit Prishtina, pesë herë kampion dhe gjashtë nënkampion i ish Jugosllavisë!
Ku jeton apo ku gjendet aktualisht Nazif Gashi?
Ai jeton e vepron në Prishtinë.
Është në pension.
Ka një jetë të mirë.
Gjenetatat e vjetra ende e kanë të freskët vitin 1974, pra para 51 viteve!
Shkëlqimi i Gashit në ringun e Beogradit, ku poshtëroi kampionin e Evropës, Marijan Beneshin.
Beneshi ishte krenari e ish jugosllavëve dhe famëkeqit Tito, megjithatë Gashi nuk e njohu fare krenarinë e tyre por e kishte deklasuar keq në turneun ndërkombëtar “Gongu i Artë” në Beograd!
Të gjithë të tronditur me humbjen e kampionit të Evropës dhe nga një djalë i panjohur nga Prishtina, shumica që ishin pranë ekraneve televizive bardhezi, nuk u besonin syve:
Gashi po Gashi! Kush qenka ky djalë nga Kosova? Media e asaj kohe shkruanin me habi për Gashin që turpëroi krenarinë e ish jugosllavëve!