Fetai: Rrisim transparencën institucionale

Qeveria ka konstatuar se vetëm një aktivitet nga gjithsej 24 masat dhe 56 aktivitetet e strategjisë për Transparencë të vitit 2023-2026 është realizuar nga qeveria e kaluar, andaj ka urdhëruar përgatitjen e ndryshimeve të planit aksional me afate të reja për realizimin e tyre.

Zv.kryeministri Arben Fetai njofton se institucionet detyrohen të publikojnë, brenda 45 ditëve, të gjitha informacionet nga kërkesat e përgjigjura për qasje në informacione me karakter publik duke filluar nga 24 qershori 2024, organet e administratës shtetërore që nuk kanë ueb-faqe, t’i krijojnë ato brenda 90 ditëve si dhe ministritë dhe organet e tjera shtetërore të publikojnë në ueb-faqet e tyre procedurat e brendshme për prokurime publike.