Sa ishe gjallë të luftuan, sot po ata me gjuhë të pabesisë thirren në emrin tënd

Shkruan: Bekim Fazliu

Sa ishe gjallë, ata u ngritën kundër teje me çdo mjet, të luftuan hapur, të minuan çdo përpjekje dhe e shitën pa turp rrugën tënde.
Sot, po ata të njëjtët, me gjuhë të pabesisë, guxojnë thirren në emrin tënd. Madje njëri, me paturpësinë më të ulët, të quan “vëlla i madh”.
Si është katandisur kjo botë!
Kaq hipokrizi, kaq çnjerëzi, nuk e gjen dot as në skutat më të errëta të historisë.
Dhe megjithatë, këta njerëz ecin nën dritën e diellit, pa asnjë hije turpi mbi supe, dhe kjo tokë i mban bashkë me votat tona.
Arbër Xhaferi mbetet dritë që nuk shuhet, edhe pse hije të pabesa mundohen ta mbulojnë rrugën e tij.