Qendra për Menaxhim me Kriza thotë se ka shuar 18 zjarr, vetëm një aktiv

Sot në orën 7:00 të mëngjesit, vetëm një zjarr është aktiv në të gjithë vendin, 18 janë shuar dhe një është vënë nën kontroll, njofton Qendra e Menaxhimit të Krizave.

Është aktive zjarri në Jasen, Makedonski Brod, ku gjatë fundjavës ka interevenuar dy ai-traktor.

Në Jasen po digjet mal i përzier.

Nën kontroll është edhe zjarri në fshatin Dolno Dupeni, komuna e Resnjës, ku digjet një mal dhe bimë e ulët.