Shkruan: Florian Nesimi
Kategoria e të pasurve të BDI-së nuk kanë asnjë të drejtë morale të flasin për hallet dhe sfidat e shoqërisë sonë. Ata për 20 vite me metoda të ndryshme jo-ligjore, dallavere, nepotizëm dhe korrupsion, vodhën gjithçka që mund të vidhet.
Vetëm hydhni sytë rreth e rrotull: shtëpi të shtrenjta, vila luksoze, banesa në bregdet, fabrika, hotele, panele solare etj. Dhe pas secilës qëndron emri i ndonjë ish-funksionari të BDI-së ose i njerëzve të afërt me ta.
Kategoria e të pasurve të BDI-së mund të vazhdojnë bizneset e tyre private pasi askush nuk ua ndalon, por nga skena politike duhet të largohen përgjithmonë.
Skena politike nuk duhet t’u takojë milionerëve që i ka krijuar pushteti shumëvjeçar, por njerëzve të ndershëm, atyre që u arsimuan me sakrificë, që punojnë me nder dhe e mbajnë familjen me rrogën e tyre të pastër.