Po shkoni sot në Prishtinë të protestoni për krerët e UÇK-së që po gjykohen padrejtësisht në Hagë? Mirë po bëni.
Por kur të brohoritni, bëjeni fort, aq fort sa jehona t’ju zgjojë ndërgjegjen tuaj të fjetur edhe për UÇK-në Kombëtare këtu në Maqedoni, për dëshmorët dhe invalidët e luftës.
Sepse përtej flamujve e fjalimeve, ju i keni lënë në harresë, pa status dhe pa mbështetje, mijëra ish-ushtarë që sot mezi mbijetojnë.
Disa jetojnë në mjerim, të tjerë enden botës pa përkujdesje, pa Shqipëri, pa shtet të barabartë, pa dinjitet.
Protestoni edhe për Rexhail Qerimin, ushtar i UÇK-së që e burgosët pa faj dhe që ndërroi jetë në burgun “tuaj”, me ministra drejtësie nga BDI.
Protestoni edhe për Ibrahim Sulejmanin, që nuk u përfshi në ligjin për amnisti nga po këta ministra, qëndroi në burg padrejtësisht dhe vdiq aty, i braktisur, i harruar.
Protestoni edhe për shumë të tjerë që më shumë e kanë parë jetën nga qelia e burgut sesa pranë familjes.
Mos harroni as Harun Aliun, Hoxhën e Merovës, Shqiponjën, Isa Likën, Nuri Mazarin dhe të tjerë që u vranë pabesisht, ndërsa ju nuk patët guxim as të flisni.
Sepse ishit të zënë, me tenderë, me lirimin e Tarçullovskit dhe Lube Boshkovskit, me arratisjen e Gruevskit dhe me lirimin e Mijallkovit.
Ishit të zënë me ndërtimin e Soravisë, me pasurimin personal, me “botën serbe” përmes Open Balkan-it, me selfie me Vuçiqin dhe me përshëndetje për Lavrovin.
Protestoni edhe për shqiptarët e pafajshëm të rasteve Monstra, Alfa, Sopoti, dhe për Almirin e vogël.
Protestoni për çdo shqiptar që, për shkak të politikës suaj kriminale, jeton në mjerim, i përbuzur dhe i diskriminuar.
Protestoni edhe për gjuhën shqipe, të cilën nuk patët guxim ta bëni zyrtare për 20 vite qeverisje!
Protestoni dhe brohorisni fort.
Se ndoshta, ndoshta, zgjohet ndonjë ndërgjegje… nëse ende ju ka mbetur ndonjë grimcë prej saj.
Po, protestoni.
Por jo vetëm në Prishtinë.
Protestoni para vetes. Para pasqyrës. Sepse heshtja juaj deri sot është bashkëfajësi.
❗️P.S. Ky status u drejtohet vetëm politikanëve hipokritë nga Maqedonia e Veriut, që sot tentojnë të përfitojnë pikë patriotike në Kosovë, ndërkohë që këtu veprojnë për llogari të botës serbe.
Kush e di… ndoshta nga ata që sot protestojnë, janë po ata që kanë spiunuar në Hagë.
📍Uroj nga zemra liri të shpejtë për krerët e UÇK-së.
📍Po, në Kosovë🇽🇰- Liria ka emër: UÇK🇦🇱!