Gjoba për 121 shoferë që kanë parkuar keq në Qendër

NP Parkingjet e Komunës Qendër dhe Komuna Qendrës në bashkëpunim me Policinë Rrugore-Shkup sanksionuan 121 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, që pengonin rrjedhën normale dhe të sigurtë të trafikut.

Në periudhën nga 11.05. deri në 17.05.2020, me ndihmën e automjeteve speciale “Merimang” të NP PKQ, u larguan 63 automjete të parkuara keq, ndërsa me instalimin e mjeteve mekanike “Bllokator” u sanksionuan 58 automjete që gjendeshin në zona rezidente, dhe nuk ishin përdorues-banorë të sektorit në të cilin ishin parkuar.

Një zgjidhje e përhershme e bllokimeve të trafikut dhe problemi i parkimit të pahijshëm kërkon një kulturë më të madhe në trafik, kështu që NP Parkingjet e Komunës Qendër dhe SPB Shkup në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë me heqjen e përditshme të të gjitha makinave të parkuara në mënyrë të paligjshme dhe të pandërgjegjshme në komunën Qendrës, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për trafikun dhe sigurinë në trafik.