Tërmet 5,2 ballë godet Japoninë

Një tërmet me magnitudë 5,2 ballë ka goditur prefekturën Miyagi në verilindje të Japonisë.
Sipas deklaratës së Agjencisë japoneze të Meteorologjisë, tërmeti me epiqendër në rajonin Çubu të prefekturës Miyagi ka ndodhur në thellësi prej 50 kilometrash.

Tërmeti është ndjerë edhe në prefekturat përreth.

Agjencia nuk paralajmëroi cunami.