Një video është shpërndarë në rrjetet sociale ku shihen disa adoleshentë sesi rrezikojnë jetët e tyre dhe sigurinë në trafikun e Shkupit, përcjell TV21. Sipas videos, të rinjtë performojnë vallëzimin e famshëm të “Kultivimi i aurës”, që u bë trend pasi për herë të parë u performua në një varkë nga Rayyan Arkan Dikha në Indonezi.
Të rinjtë nga Shkupi shihen në një veturë “Dacia” pa targa, duke lëvizur nëpër bulevardin “Aradhet Partizane”, drejt lagjes Gjorçe Petrov.