Val Zeka, Ali Ahmetit: Mjaft më me mashtrime, ku ishe kur shqiptarët po vriteshin në Kumanovë?

Unë, Val Zeka (i Grupit të Kumanovës), sot e them hapur –
Ali Ahmeti është borxhli para popullit shqiptar. Jo me fjalë, por me heshtjen e tij kriminale, gjatë dhe pas ngjarjeve të Kumanovës.

Kur “Lagjja e Trimave” u mbulua me plumba e zjarr, ne djemtë e shqipes u lanë në gjak e më pas u shtrinë në qelitë e errëta me procese të montuara politike – ku ishte ai që për 20 vite, thotë se “lufton për shqiptarët”?
Ai s’ishte askund. As në terren, as në media, as në rrugë… Heshti. Dhe kjo heshtje, është tradhti.
Sot, pas kaq vitesh, del e bën deklarata qe gjoja e kanë prek sharjet e “Sllavo” ose “pravosllavni makedonija” (shqyr qe nuk u kanë sha turqit e arbët se e kishit kall ‘makedonska tatata’) për “barazi”, “integrim” dhe “drejtësi”.
Çfarë hipokrizie!
Drejtësinë nuk e bën me fjalë në konferenca shtypi – por me qëndrim në ditët kur populli yt digjet.
Të burgosurit e te tradhtum nga shqipfolsat!! Une, shoket e mi, nuk jemi kriminelë, eshte sakrificë e një loje politike të pistë, ku disa shqiptarë u shitën për kolltuqe, për poste, për pazare të neveritshme.
Dhe ti, Ali Ahmeti, bashkë me Menduh Thaçin (ne ket urime jam edhe shok politikes e komandant praqkat e Kosoves) je në zemër të kësaj tradhtie.

Nuk ka më vend për heshtje. Nuk ka më vend për justifikime. O je me popullin, o je me sistemin, që po i varros djemtë tanë. Zgjedhe anën, por dije: historia nuk i fal ata që heshtën, kur duhej të flisnin.

Populli do drejtësi, jo fjalë. Liria e atyre që sakrifikuan nuk mund të zëvendësohet me deklarata boshe.
Koha e heshtjes ka mbaruar.
Mos harroni se m’ka ardh dita, i kam shumicë e faktet ne duar te mia (09-04-2015 deri 15-05-2015) video, foto, inçizime, dokumenta etj.)
Se shpejti, do te shihemi me te gjithë ju njerëz te ligë, e tradhtarë te fëlliqur (nuk ua fali, nuk ju harroj, as nje sekondë…)

*Val Zeka eshte njeri nga te burgosurit e Grupit te Kumanoves, i njohur si rasti “Lagjja e Trimave”