Lëvizja Vetëvendosje ka kujtuar sot se më 3 gusht 2015, sipas saj, deputetët e PDK-së, LDK-së dhe Listës Serbe votuan kundër rezolutës për dënimin e gjenocidit të Serbisë në Kosovë dhe në favor të themelimit të Gjykatës Speciale për të gjykuar UÇK-në, raporton GazetaBlic.
Sipas VV-së, kjo gjykatë është e padrejtë dhe e panevojshme, pasi Kosovës i duhen gjykata normale e jo speciale, ndërsa lufta çlirimtare e popullit të Kosovës, siç thekson VV, ishte e drejtë dhe nuk mund të gjykohet pafundësisht.