Kalim i paautorizuar i kufirit, Policia ndalon dy shtetas të Serbisë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kalimit të paautorizuar të kufirit në fshatin Stublinë të Gjilani, ku ka ndaluar dy të dyshuarit.

Rasti ka ndodhur të premten, në ora 11:30.

“Fsh. Stublinë, Gjilan  01.08.2025-11:30. Njësitet policore gjatë patrullimit kanë ndaluar dy të dyshuar-shtetas të Serbisë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kaluar kundërligjshëm kufirin”, thuhet në raportin policor.

Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit janë dërguar në gjykatë për kundërvajtje, në procedurë të shpejtë.