Nga aksidenti i rëndë në Skenderaj vdes një fëmijë

Nga aksidenti i ndodhur më 24.07.2025 ku ishin lënduar gjashtë persona, njëri nga viktimat – fëmijë ka ndërruar jetë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se fëmija është dërguar në IML për obduksion.

“Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave me vozitës meshkuj, njëri shtetas i huaj ndërsa tjetri kosovar. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar gjashtë viktimat, tri femra dhe tre meshkuj kosovarë. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa nga mjeku kujdestar është konfirmuar se njëra viktimë-fëmijë, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit viktima dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.