Rama: Më shumë se 237 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes që nga janari 2019

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur sot përmes një njoftimi publik se programi qeveritar i bonusit të bebes ka mbështetur deri më tani mbi 237,000 fëmijë që nga fillimi i tij në janar të vitit 2019.

Rama thotë se kështu kanë mbështetur familjet e reja.

“Mirëmëngjes, dhe me njoftimin e këndshëm se më shumë se 237 MIJË fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, duke mbështetur familjet e reja me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, ju uroj një ditë të mbarë”, thuhet në postimin e Ramës.