Rreziku nga cunami në Japoni, Ambasada e Shqipërisë në Tokio apel shtetasve për kujdes

Ambasada e Shqipërisë në Japoni ka përcjell një mesazh me rëndësi për të gjithë shqiptarët që ndodhen në Japoni, lidhur me alarmin për cunami që është lëshuar në vend pas tërmetit të fuqishëm në Rusi.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se ambasada shqiptare u ka bërë thirrje shqiptarëve që ndodhen në Japoni të ndjekin me vëmendje informacionet e publikuara nga autoritetet vendase dhe të respektojnë me përpikëri udhëzimet e autoriteteve lokale, ndërsa ka publikuar edhe numrat e komunikimit për çdo problematikë apo nevojë për ndihmë në lidhje me këtë situatë.

Në rast nevoje, ju lutemi të kontaktoni:

[email protected]

WhatsApp: +81-70-9023-3905

+81 80 4357 2971