Aksident me fatalitet në Palasë–Dhërmi, humb jetën një 9-vjeçar, plagoset 20-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Palasë–Dhërmi, ku si pasojë ka humbur jetën një i mitur 9-vjeçar.

Dyshohet se një 36-vjeçar nga Librazhdi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur, duke humbur kontrollin dhe përplasur bordurën anësore të rrugës, raporton euronews.al.

Për pasojë, i mituri humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa një pasagjer tjetër 20-vjeçar u dëmtua dhe u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.