Ukraina dhe Rusia nisin bisedimet për paqe

Rusia dhe Ukraina zhvilluan në Stamboll rundin e tretë të bisedimeve të paqes, të parin që nga 2 qershori.Takimi u mbajt me ndërmjetësimin e Turqisë, ndërsa ShBA-ja ka rritur presionin ndaj Moskës për një marrëveshje brenda 50 ditëve, ndryshe do të vendosë sanksione të reja.

Ukraina kërkon një armëpushim të menjëhershëm, kthimin e të burgosurve dhe të fëmijëve të rrëmbyer, si dhe një takim të drejtpërdrejtë Zelensky–Putin, raporton Reuters.Kremlini e konsideron të vështirë arritjen e një marrëveshjeje për shkak të pozicioneve të kundërta.

Rusia ka kërkesa si neutraliteti i Ukrainës dhe tërheqja nga katër rajone, ndërkohë, luftimet në terren vazhdojnë me intensitet të lartë.Zelensky tha se Ukraina është gati për paqe, por jo për kapitullim.